Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një vizite që i ka bërë lagjes “Sofalia”, ka premtuar ndërtimin e një shkolle dhe kthimin e investimeve në lagje, të cilat kanë munguar gjatë mandatit të fundit të pushteti lokal, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net .
“Vlerësojmë se duhet të bëhen investime të mëdha në ‘Sofali’. Ne veç kemi identifikuar disa prej investimeve fillestare të cilat do të vijnë në vitin e parë të qeverisjes sonë. Do të fillojmë me atë që ndërlidhet me ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe ajo ka të bëjë me ndërtimin e një shkolle në parcelat shumë afër lagjes”, ka thënë Abrashi.
Ai potencoi se do të investojnë në trotuare, në përmirësimin e rrjetit të kanalizimit, dhe çështjet tjera të cilat janë shqetësuese për këta banorë, siç është rasti me eliminimin e problemit me qentë endacakë, të cilët po shkaktojnë problem me sigurinë e qytetarëve.
“Ajo çka mund të themi është se nuk do ta harrojmë ‘Sofalinë’ siç është bërë viteve të fundit. Do të investojmë me një plan konkret, i cili është i definuar dhe i buxhetuar në programin tonë”, pohoi Abrashi.
-
Abrashi premton punësimin e prishtinasve dhe shndërrimin e Gollakut në qendër turistike
-
Abrashi në Kalabri: Shkollë e re, çerdhe, linjë autobusi dhe mbulimi i kolektorëve
-
Abrashi thotë se në Tophane do të bëjë ndryshime të mëdha
-
Abrashi premton ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle nëpër disa lagje në Prishtinë
-
Abrashi në Velani zotohet se për një vit do t’i zgjidhë problemet me urbanizmin në Prishtinë