Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se ai ka fituar në Prizren me një rezultat solid.
“Zgjedhjet e sotme ishin proces i qetë pa incidente, kjo tregon se Prizreni ka kulturë e tolerancë”, tha ai.
Totaj ka thënë se votën e ka marrë nga të gjithë qytetarët e Prizrenit që i besuan një energjie të re dhe kredibilitetit të PDK-së.
“Kemi dalë fitues dhe nuk kemi dilema”, tha ai duke shtuar se programi i tij ka bindur elektoratin për ta votuar e për ta quar drejt fitores.
Për kundërkandidatin e tij Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje, ka thënë se ka qenë kandidati i mirë dhe i denjë.
-
19 nëntor 2017 20:23
-
Shpërndaje në: