Kandidatët për kryetarë të Obiliqit kanë diskutuar për ndërtimet e larta në komunë, duke kundërshtuar ato afër termocentraleve.
Nysret Kelmendi kandidat i PDK-së për kryetar të Obiliqit, ka thënë se është shkelje dhe abuzim plani që lejon ndërtimet e larta afër termocentralit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka pyetur se kush mund të blejë banesë afër termocentralit.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Obiliqit, Ali Krasniqi, ka thënë se plani zhvillimor dhe hartat zonale janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë dhe drejtorët përkatës të KEK-ut, duke deklaruar se nuk e sheh si shkelje.
Ndërkaq kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, ka thënë se koeficienti më i lartë për ndërtime është te pronat e kryetarit të komunës dhe drejtorit të urbanizmit se në qendër të qytetit, tek shkolla e mesme.
“Nuk është mirë me luajt avokatin”, ka thënë Thaçi drejtuar Aliut.