Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati edhe për një mandat tjetër nga radhët e PDK-së, në krye të kësaj komune, Ferit Idrizi, ka thënë se premtimet e tij po realizohen.
Në një video të publikuar në rrjete sociale ka deklaruar se “Banesat e Bardha" dita-ditës po marrin pamje të re dhe krejtësisht moderne.
“Edhe këtë premtim po e bëjmë realitet për banorët tanë dhe investimet do t'i vazhdojmë edhe në lagje të tjera, për të bërë transformimin e madh. Projekti përfshin renovimin, izolimin, fasadimin dhe rikonstruimin e çative dhe të bodrumeve. Punë e shumë projekte për Vushtrrinë tonë”, ka shkruar ai.
Dita e nëntë e fushatës
Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së nëntë të fushatës...
Artikuj të ngjashëm
-
Përfundon numërimi në Vushtrri, Idrizi edhe një mandat në krye
-
Hamza prezanton 5 zotimet e tij për qytetarët
-
Idrizi vlerëson se buxheti i Komunës së Vushtrrisë është i pamjaftueshëm
-
Hamza premton heqjen e TVSH-së për uljen e faturave të energjisë elektrike
-
Kandidatët e LDK-së premtojnë investime në infrastrukturë, arsim dhe iniciativa për rininë në 9 komuna