Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Ymeri: Do të krijojmë fondin banesor ku gratë do të kenë përparësi

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se do të krijohet fondi banesor për Banim të Përballueshëm dhe banim social, ku përparësi në këtë rast do të kenë gratë aplikante.

Ymeri ka thënë se gjatë mandatit të tyre do të arrijnë 4000 banesa në tërë vendin, pasi sipas tij, banimi është e drejtë elementare dhe e domosdoshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkrimi i plotës i Ymerit:

Në bashkëpunim me komunat do të krijojmë fondin banesor të Republikës së Kosovës për Banim të Përballueshëm dhe banim social, ku përparësi të lartë do të kenë gratë aplikante. Brenda 1 mandati do të arrijmë deri në 4000 banesa të reja të tilla në tërë vendin.

Të rinjtë dhe të rejat nuk do ta kenë barrë banimin. Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! të rinjtë e të rejat do të kenë punë por edhe kulm mbi kokë. Banimi është e drejtë elementare, dhe domosdoshmëri e patejkalueshme. Prandaj shteti duhet ta garantojë realizimin e së drejtës, e përmbushjen e domosdoshmërisë.

Duke i mbrojtur prodhimet vendore dhe duke investuar në industrinë e vendit ne do të krijojmë vende pune. Edhe puna është edhe e drejtë edhe nevojë. Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! vajzat dhe djemtë e Kosovës nuk do të ikin nga vendi në kërkim të punësimit, por do të arsimohen brenda në funksion të zhvillimit të Republikës e në funksion të jetës së dinjitetshme për vete.