Edhe kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i LDK-së Isa Mustafa ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, raporton Koha Ditore.
Pas votimit Mustafa ka thënë se e përfundoi një obligim qytetar sepse nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët.
“Shpresoj që dhe qytetarë të tjerë ta kryejnë këtë obligim, pasi vendoset e ardhmja se kush do të qeverisë në katër vitet e ardhshme”, ka thënë ai.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa pret verdikt nga qytetarët për të ndihmuar demokracinë dhe zhvillimin e vendit
-
Mustafa: Qytetarët të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje
-
Krasniqi voton: Të gjithë qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje
-
Voton Kurti: Ftoj qytetarët të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë
-
Mustafa: Vendimi për ndryshime nga qytetarët nuk është gjithmonë i qëlluar