Kandidati për kryeministër në radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kryer obligimin e tij qytetar, duke votuar sot në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Ai ka thënë se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, raporton Koha Ditore.
“Posa e kreva të drejtën demokratike dhe obligimin qytetar për të votuar për këto zgjedhje që janë të rëndësishme për vendin tonë. Dalja e qytetarëve do të jetë masive, moti është i përkryer s’ka as shi as diell”, ka thënë ai.
Ai më tutje ka shtuar se, “nga këto zgjedhje do të dal legjislatura e gjashtë dhe qeveria e re e Kosovës. Urime festa e demokracisë sepse komisionerët dhe vëzhguesit tanë në bazë të informacioneve edhe KQZ-ja i kanë marr gjitha masat që gjithçka të shkojë siç duhet dhe si është më së miri”.