Në Mitrovicë Vetëvendosje ka mbajtur një tubim zgjedhor.
Mitrovicasve iu është drejtuar kandidatja për deputete, Vlora Haxhimehmedi, e cila fjalën e saj e ka filluar duke rikujtuar rëndësinë e Trepçës për ekonominë e Kosovës. Haxhimehmedi premtoi rivitalizimin e këtij gjiganti ekonomik nëse VETËVENDOSJE! do të qeverisë me vendin. Ajo kërkoi mobilizim për fitore.
“Që kjo fitore të vuloset, duhet mobilizuar një pjesë e madhe dhe fuqishme e popullit tonë. Kjo pjesë e popullit ka fatin e vendit në dorë, Edhe pse, jo gjithnjë është e vetëdijshëm për këtë fuqi të madhe që ka”, iu tha mitrovicasve Vlora Haxhimehmedi, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Ajo tha po ashtu se VV është e përkushtuar për të drejtat e barabarta të gruas në shoqëri, me ç'rast tha se qeverisja e VV-së mundëson pushim 12 mujor të lehonisë,hapjen e 150 çerdheve të reja në gjithë vendin, banesa sociale e shtesa për fëmijë, si dhe sigurimin e punës dhe mbrojtjen në punë.
Në tubimi foli edhe nënkryetari i Mitrovicës e kandidati për deputet, Faruk Mujka.
Edhe
Peci: Premtojmë një Mitrovicë ku gruaja nuk është thjeshtë pjesë e shoqërisë, por forca që e mban atë
Ai tha se dita e 11 qershorit lirisht mund të konsiderohet ditë referendumi, me ç'rast ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes.
“Mitrovica është qyteti i vetëm në Kosovë që ka më pak banorë se para luftës, shkallën më të lartë të papunësisë, dhe numrin më të madh të qytetarëve me ndihmë sociale”, ka thënë Mujka gjatë këtij tubimi.
-
Kurti: Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap, pa balotazh
-
Osmani në Mitrovicë: Idetë ruso-serbe dhe tregtia me territore merr fund me fitoren e LDK-së
-
Veseli për fushatë i kthehet fjalisë se “ka vetëm një Mitrovicë”
-
VV: Mitrovica duhet t’i prijë protestës së 29 shtatorit, presidenti po e vë shtetin në tezgë pazari