Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Vetëvendosje në Klinë: Kosovën do ta bëjmë siç e donin dëshmorët

Klina ishte qyteti i radhës ku Vetëvendosje mbajti tubim elektoral, nga ku pati mbështetje të madhe për zgjedhjet e 11 qershorit. Në këtë tubim ishte prezent kryetari Visar Ymeri dhe nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.

Në këtë tubim, Ymeri tha se Republikën e Kosovës “duhet ta bëjmë ashtu siç e donin dëshmorët, e jo siç e shohin dhe e duan pushtetarët mafiozë”. Ai tha se programi i këtyre të fundit është i qartë, nga zhvatja në zhvatje deri në zhvatjen përfundimtare të atdheut.

"Bashkimi i këtij plani dëshiron të thotë se plani i Vetëvendosjes është utopik dhe i parealizueshëm. Ko dëshmon se varfëria është plani i tyre, jeta dinjitoze është e paarritshme, uji i pishëm ëshë i paarritshëm po ashtu", tha Ymeri, teksa shtoi se programi tyre i ndihmon të varfrit dhe e ulë pabarazinë, dhe tha po ashtu se me Vetëvendosjen nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë.

Nënkryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për deputet, Dardan Sejdiu, tha se me qeverisjen e Vetëvendosjes, zhvillimi nënkupton punësim, punësimi nënkupton kontribute, kontributet nënkuptojnë sigurime shoqërore, dhe kështu zhvillohet Republika.

"Në gusht të 2013 kemi prezantua Alternativën qeverisëse. Jemi i vetmi subjekt që e kemi bërë këtë në libër me 3 shtylla të detajuara", tha Sejdiu.

Kandidati për deputet, Rexhep Selimi, theksoi se zgjedhjet e 11 qershorit janë të jashtëzakonshme, jo për kohën kur po mbahen, por për rezultatet që do të prodhojnë.

Edhe Ismajli premton mbështetje për ndërmarrësit, Selmanaj shpalos planin për qeverisjen katërvjeçare Zgjedhjet lokale Ismajli premton mbështetje për ndërmarrësit, Selmanaj shpalos planin për qeverisjen katërvjeçare

"Kur filluan t’i kundërshtojmë proceset e rënda dhe të këqija na thanë se nuk mundemi, se jemi pak, se jemi të pafuqishëm. Kur na thanë që nuk e ndalni "Zajednicën", e ndalëm; kur na thanë nuk e ndalni demarkacionin, e ndalëm; kur na thanë nuk e rrëzojnë qeverinë, e rrëzuam. Tash na thonë se nuk do të fitojmë, dhe do të fitojmë", tha Selimi.

E Kryetarja e Qendrës së Klinës dhe kandidatja për deputete, Shqipe Pantina, tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka motivet e pastra dhe synimin e mirë, ka programin qartë dhe guximin për ta çuar përpara, për t’i larguar klanet nga pushteti, e për t’i dërguar kriminelët në burg, për t’i sjellë më në fund Kosovës zhvillimin ekonomik, punësimin, mirëqenien, dhe barazinë e të gjithëve para ligjit.

.