Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Vetëvendosje i premton përkrahje të shoqatës së të verbërve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka vizituar shoqatën e të verbërve në Prishtinë, të cilës ia ka dhuruar programin e Lëvizjes Vetëvendosje të shtypur në alfabetin Brail.

Ymeri tha se garanton bashkëpunim të përhershëm me këtë komunitet me qëllim që t’iu ndihmojnë kësaj shoqate dhe të gjithë personave që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori ekzekutiv i shoqatës së të verbërve, Mexhid Foniçi tha se shoqata e të verbërve ka shumë probleme si komunitet dhe ajo çka i shqetëson më së shumti është mos përkrahja nga institucionet e vendit.