Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubimin zgjedhor edhe në Deçan.
Mbështetja për Vetëvendosje nga Deçani, u konfirmua nga Kryetari Visar Ymeri dhe Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Vetëvendosje-s, Visar Ymeri, ka thënë se pas një jave do të jetë dita e Vetëvendosje-s. Teksa ka qenë mjaft i ashpër në kritikat për ata që po premtojnë "Fillimin e Ri", me ç'rast tha se pikërisht këta njerëz janë përgjegjësit për gjendjen e rëndë në vend tash e 18 vite.
"Nuk ka kurrfarë fillimi të ri, mbase janë disa emra të ri që do të vazhdojnë avazin e vjetër. Një Kosovë e re do të jetë një Kosovë e cila e zhvillon ekonominë e vet, një Kosovë që përfundimisht ia mbyll derën Serbisë, dhe jo një Kosovë që deporton aktivistë nga Shqipëria", tha Visar Ymeri në tubimin zgjedhor në Deçan.
Ai u zotua se Republika e Kosovës do ta ketë ushtrinë e vet, dhe shtoi se themelimi i ushtrisë do të thotë t’i vendosim ndjenjat tona historike në shërbim të paqes në botë. Ai tha po ashtu se qeverisja e Vetëvendosje-s do të angazhohet që të marrim më shumë aty ku tashmë ka shumë dhe të japim më shumë aty ku ka nevojë më shumë.
Kurse Sekretari Organizativ dhe kandidati për deputet, Dardan Molliqaj, tha se në këto zgjedhje janë dy koncepte, janë dy grupacione. Ai tha se nga njëra anë janë partitë e pazareve e nga ana tjetër është Lëvizja VETËVENDOSJE! me programin e saj. Pra, janë ata që nuk e futën UÇK-në në Kushtetutë e nuk i futën veteranët në Kushtetutë, por që i futën nëpër lista për t’u marrë votën në zgjedhje. Molliqaj u shpreh i bindur për fitoren e Vetëvendosje-s.
"Fitorja e Vetëvendosje-s e shpëton Kosovën. Por kësaj fitoreje nuk i shpëtojnë të korruptuarit, nuk i shpëtojnë kriminelët, nuk i shpëton ShIK-u. Vota për Vetëvendosje-n dhe Albin Kurtin kryeministër është votë për barazi, është votë për zhvillim", tha Molliqaj.
Kurse, kandidati për deputet, Driton Çaushi, tha se qytetarët e Deçanit dhe gjithë Kosovës e kanë ndarë mendjen për ndryshim. Ai tha se qytetarët e Deçanit e kanë këtë zgjedhje më të qartë se kushdo tjetër, dhe kjo për shumë arsye. Ai shtoi se deçanasit e njohin konsistencën e Vetëvendosje-n në qëndrimet e saj.
Deçani, sikurse edhe komunat tjera të rajonit të Dukagjinit, po i thonë jo nëpërkëmbjes nga partitë e tjera, të cilat i konsiderojnë si bastione të tyre këto komuna, e i kthejnë sytë nga to vetëm në prag të zgjedhjeve. Deçani vendosmërisht po i thotë po ndryshimit, po numrit 35, po Lëvizjes Vetëvendosje.