Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Topalli: Vetëvendosje e do pushtetin për t’i shërbyer popullit

Lëvizja VETËVENDOSJE ka mbajtur sot tubim elektoral në Ferizaj.

Qytetarëve të kësaj komune i është drejtuar ish-deputeti dhe kandidati për deputet, Faton Topalli.

Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të aktivistëve të Lëvizjes, emigrantëve, dhe familjeve të dëshmorëve. Ai tha po ashtu se VETËVENDOSJE do ta rimëkëmbë ekonominë e Kosovës.

“Këta e shkatërruan ekonominë, ne do ta zhvillojmë“, tha Topalli para ferizajasve.

Ai tha po ashtu se VETËVENDOSJE e do pushtetin për t'i shërbyer popullit, e jo për interesa të ngushta klanore.

Edhe VV: Me Faton Topallin, Ferizaj zëvendëson privatizimin e korruptuar Zgjedhjet lokale VV: Me Faton Topallin, Ferizaj zëvendëson privatizimin e korruptuar

“Këta i kthyen qytetarët në shërbëtore, ne do të bëheni shërbëtorët tuaj”, tha Topalli.

Gjatë tubimit në Ferizaj, kandidati për deputet, Glauk Konjufca, ka filluar fjalën e tij me një rrëfim për vitin 1999, pas përfundimit të luftës.

“Si sot më kujtohet vera e 99 këtu në Ferizaj, Kosova e çliruar nga okupimi serb, qindra të larguar po ktheheshin në qytet. E kishin besimin, entuziazmin, optimizmin, shpresën, përkushtimin dhe krenarinë. Po sot pas 18 vjetëve?! Matrapazët e pas luftës ia kanë vra këtij populli shpresën dhe të ardhmen", tha Konjufca.

Megjithatë ai tha se sheh një dritë në fund të tunelit, e ajo është VETËVENDOSJE.

Edhe 10 Arsye pse duhet të votohet Vetëvendosje dhe Faton Topalli Zgjedhjet lokale 10 Arsye pse duhet të votohet Vetëvendosje dhe Faton Topalli

"VETËVENDOSJE do t’ia kthejë popullit shpresën dhe të ardhmen. Do t’ia kthejë Kosovës drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik”, premtoi Konjufca në Ferizaj.

Konjufca po ashtu shtoi se garancia e fitores së VV-së janë aktivistët që angazhohen pa u lodhur.