Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) bën thirrje që të votojmë kandidatet gra në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me 11 qershor 2017, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gratë ende mbeten shumë pak të përfaqësuara në politikë dhe në vendim-marrje në nivel kombëtar, komunal dhe partiak. Sipas Ligjit për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, është obligim i yni si qytetarë, që të zgjedhim sa më shumë gra në parlament, duke pasur parasysh që subjektet politike dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) kanë dështuar në zbatimin e këtij Ligji.
Artikuj të ngjashëm
-
Më shumë gra kandidate në listat e komuniteteve sesa në ato shqiptare
-
KQZ-ja vendos afatet për partitë politike, koalicione apo garë individuale
-
Kosova voton më 7 qershor
-
KQZ-ja kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, Haxhiu fton në takim përfaqësuesit e partive
-
KQZ-ja kërkon zgjatjen e afatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nga 45 në 60 ditë