Analisti Vigan Qorrolli ka thënë se kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka disa disavantazhe në krahasim me dy kandidatët tjerë Ramush Haradinaj nga PDK-AAK-Nisma dhe Albin Kurti nga Vetëvendosje.
Sipas tij, Hoti është teknokrat dhe mungesa e popullizmit dhe e karizmës dhe këto e bëjnë më të dobët në krahasim me kandidatët tjerë.
“Hoti është befasuar edhe vet që u bë kandidat për kryeministër. Ai po bën fushatë më të mbyllur dhe është shumë i kujdesshëm edhe në retorikën e tij. Ai nuk di të mobilizojë masat. Teknokrat dhe mungesa e popullizmit dhe mungesa e karizmës, këto janë disavantazhet”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Kjo është kundërshtuar nga Arban Abrashi që vlerëson se nuk është koha për popullizëm dhe karizëm, por, sipas tij, është koha që vendi të qeveriset nga ekspertë.
-
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës: Karizmatik, dinamik, apo teknokrat?
-
Ramosaj: Kandidatët për kryeministër po fokusohen te votat, jo te vizioni për Kosovën
-
Hoti: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti ka sjellë vetëm dështime
-
Hoti merr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së
-
Kërcënon Hoti: S’do të kursejmë askënd në fushatë