Në një konferencë për media, Blerand Stavileci dhe Shpresa Rama nga radhët e PDK-së kanë thënë se janë të kënaqur me numrin e votuesve që kanë dalë deri më tani në zgjedhje.
“Jemi të sigurt se votuesit do të zgjedhin një fillim të ri. Të gjitha indikacionet tregojnë për një fitore masive të koalicionit tonë. Po shohim dalje masive në zonat shumë të rëndësishme për PDK-në dhe partnerët e koalicionit, dhe presim që ky trend të vazhdojë. Jemi të kënaqur numrin e votuesve deri më tani”, ka thënë Stavileci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më tutje ka thënë se PDK-ja është e kënaqur nga raportet që po i merr nga terreni në të gjitha komunat.
"PDK, është struktura organizative më e fortë në vend dhe jemi të lumtur nga raportet që po i marrim nga terreni në çdo komunë”, ka thënë ai.