Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci, ka shpallur fitoren e këtij koalicioni.
Ai ka thënë se “ishte fitore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kadri Veselit i cili vendosi interesat e vendit para interesave tw tij.”. Ka falënderuar siç ka thënë ai kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradianj, teksa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Fillimit të ri”.
Stavileci ka thënë se do të festojnë sonte në sheshin “Skenderbej”.
“Ne do të festojmë sonte më vonë në sheshin Skënderbeu ku Kadri Veseli do t’u adresohet anëtarëve të partisë sonë, anëtarëve të koalicionit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Stavileci.