Derisa ditëve të fundit liderët e koalicionit PDK-AAK-Nisma kanë qenë shumë aktivë në rrjetet sociale përmes statuseve e videomesazheve drejtuar qytetarëve, të hënën ata i ka kapluar heshtja.
Ishte Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ajo që dy herë brenda ditës së diele ka dhënë konstatim se koalicioni do të shënojë fitore masive. Pas saj, edhe i propozuari për kryeministër nga ky koalicionit, Ramush Haradinaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma ka shënuar fitore bindëse, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por, një ditë pas zgjedhjeve, liderët e këtij koalicioni nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim zyrtar për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme.
Gazeta ka provuar të kontaktojë të hënën me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), rreth rezultateve të koalicionit PAN, mirëpo ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.