Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Pacolli në Vitomiricë premton përkrahje për fermerët

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot gjatë ditës është takuar me përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Vitomiricë të Pejës.

I shoqëruar nga kandidatë për deputetë presidenti Pacolli ka biseduar me fermerët e këtij komuniteti dhe është njoftuar nga afër me problemet e tyre.

Përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në Vitomiricë, kritikuan institucionet për mungesë të përkrahjes, duke u ankuar për mungesë të kanalizimeve, infrastrukturës rrugore, si dhe mungesës së përkrahjes ndaj fermerëve.

Presidenti Pacolli ju beri thirrje atyre që të mos e humbin shpresën, por të votojnë për koalicionin LDK-AKR-LD-Alternativa.

“Me ne do të keni lehtësira edhe në biznes, por edhe në sferat tjera të jetës, sepse jemi njerëz që mbajmë përgjegjësi për veprimet tona”, ka thënë ndër të tjera Pacolli, në takimin e tij me pjesëtarët e komunitetit boshnjak.