Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kurti: Pushtetarët e deritashëm kanë vjedhur paratë e barnave dhe kanë shkatërruar spitalet

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti në një takim me, siç i ka quajtur ai, specialistë të shquar të mjekësisë, ka akuzuar se “pushtetarët e deritashëm kanë vjedhur paratë e barnave dhe kanë dhe i kanë shkatërruar spitalet”, transmeton Koha.net.

Për këtë ai ka shkruar në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mjekët po bashkohen me Lëvizjen, sepse Lëvizja është ajo që do të investojë në shëndetësi. Pushtetarët e deritashëm veç kanë vjedhur paratë e barnave dhe i kanë shkatërruar spitalet.

Qendrat mjekësore në Komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën e rajonin. Aty kurrë s'mungojnë barnat apo teknologjia. Krejt ndryshe nga klinikat e kohës së shkuar, ku më shpejt e merrje një sëmundje të re se sa shëroheshe.

Të njëjtën do ta bëjmë pas 11 qershorit me të gjitha klinikat e spitalet e Kosovës.

Këto gjëra i diskutuam në një takim me specialistë të shquar të mjekësisë.

#Albini2017