Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjakovë, vizitoi OJQ-në “Thirrjet e Nënave”.
Në fillim të takimit, kryetarja e kësaj shoqata, Nesrete Kumnova, evokoi kujtime të cilat siç tha ajo i kanë ndarë së bashku me Kurtin gjatë rrugëtimit të fatit të të pagjeturve.
Ndërsa Kurti, pasi u uroi të gjitha nënave e grave shëndet, kujtoi se të vështirë e kanë pasur rrugëtimin në këtë Kosovën e pasluftës, raporton KP.
Kandidati për kryeministër tha se në qeverisjen e Vetëvendosjes, fati i të pagjeturve do të gjejë zgjidhje.
Kurti ka vizituar edhe shtëpinë muze në familjen Qerkezi ku është takuar me banoren e vetme të kësaj shtëpie, Ferdonije Qerkezin.
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
-
Kurti: Gjakova e ka mundësinë që me Golën të hapë perspektivën për përparim e zhvillim
-
VV-ja i pret në aeroport mbështetësit nga mërgata
-
Kurti në Gjakovë: Mandati i radhës, mandat i hekurudhave
-
Kurti i premton opozitës opozitën