Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kurti me adresim të veçantë për miqtë ndërkombëtarë

Kandidati për kryeministër dhe bartësi i listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e përgjithshme nacionale, Albin Kurti, ka zgjedhur që përmes një videoje, në anglisht, t’i drejtohet me mesazh miqve ndërkombëtarë.

Ndër të tjera, Kurti u ka thënë ndërkombëtarëve se një shtet i pazhvilluar, i drejtuar nga krimi nuk ka shanse integrimi në Bashkimin Evropian.

“Programi ynë ekonomik do të jetë i kombinuar me drejtësinë sociale dhe sundimin e ligjit, për të bërë realitet anëtarësimin në BE”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

I ka garantuar se “nuk do të kërkohen fonde të reja nga taksapaguesit ndërkombëtarë”.

“Të njëjtat fonde që Kosova merr sot, do të përdoren për rritjen ekonomike dhe reduktimin e pabarazisë”.

Edhe Kurti: Bashkë me Guxo për të luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin Zgjedhjet 2026 Kurti: Bashkë me Guxo për të luftuar padrejtësitë dhe korrupsionin

Ka thënë se qytetarët e Kosovës ka kohë që janë duke e pritur ndryshimin, derisa ka dhënë shembullin e udhëheqjes së Vetëvendosjes në Prishtinë, ku sipas tij, “njerëzit tashmë e kanë parë se si vullneti dhe vendosmëria triumfojnë mbi krimin”.

Duke folur për nevojën e formimit të ushtrisë së Kosovës, Kurti ka thënë se “duam paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon”.

“Ne do të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë me SHBA-në dhe BE-në për ta formuar Ushtrinë dhe për t’iu bashkuar NATO-s”.

Kujtojmë se Vetëvendosje zakonisht është akuzuar për raporte të ftohta me ndërkombëtarët, përfshirë këtu edhe miqtë të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në çlirim e shtetformim. Vetëvendosje vazhdimisht e ka mohuar këtë.

Edhe Kurti: Mandati i ardhshëm, hapja e negociatave për anëtarësim në BE Arbëri Kurti: Mandati i ardhshëm, hapja e negociatave për anëtarësim në BE

Më gjerësisht shikojeni adresimin e Kurtit për ndërkombëtarët: