I nominuari për kryeministër në radhët e LVV-së, Albin Kurti në Rubikon të KTV-së ka thënë se qëllimi i përbashkët i lëvizjes lë në hije dallimet tjera.
“Dallimet që i kemi ne mes personave janë dytësore krahasuar me të përbashkëtat tona që janë qëllimi vullneti dhe programi jonë. As Shpendin, as Visarin, asnjë s’mund ta votojnë pa e votuar fillimisht Vetëvendosjen. Ne duam që Vetëvendosje të fitojë, janë dy koalicione dhe një lëvizje”, ka thënë Kurti.
Ndryshimet strukturore në Vetëvendosje kanë bërë që emra të cilët më herët ishin vetëm pjesë organizative e lëvizjes, sot të jenë edhe në listën zgjedhore.
Kurti thotë se kandidatët e Lëvizjes kanë aq përvojë sa të mund të jenë edhe në kryesi të partisë e edhe në listë zgjedhore.
Sipas Kurtit, subjekti i tij nuk ka pasur asnjëherë listë më të mirë.