I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se 11 qershori ishte tërmet politik ku u shuan mitet e vjetra.
“Ne kemi pritur që do të ketë rritje Vetëvendosje, koalicionet që u bënë dhe rrëzimi i qeverisë, kanë përbërë fitoren tonë”, ka thënë Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti ka thënë se nuk dihet ende se kush janë kandidatët për deputetë, por më shumë kurioz janë që të kuptojnë për partitë tjera se kush janë më të votuarit.
“Fushata e LVV ka ndikuar që njerëzit t’i kthehen vendosmërisë”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë se populli ka fituar guximin për t’iu kthyer Vetëvendosjes, e jo partive tjera.
“Populli janë ngopur prej partive tjera”, ka shtuar Kurti.