“Më 11 qershor, duhet ta bëjmë ndryshimin e madh sepse vetëm ashtu nuk përsëritet e kaluara”, kështu u ka thënë qytetarëve të Gjakovës, kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti. Ai deklaroi se do të marrë fund edhe telenovela e koalicioneve. Kurti ka premtuar se do ta heqë TVSH-në për libra.
VV - Kronika zgjedhore – dita e tetë by kohanet
“Kushdo që e ka nënshkruar gabim, kurrë s’është vonë me i ra pishman”. Kështu ka deklaruar kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, duke iu referuar marrëveshjes për demarkacion, duke përsëritur se kufiri me Malin e Zi mbetet në Qafën e Çakorrit. Haradinaj këto deklarata i ka bërë në Deçan, derisa edhe partnerët e tij të koalicionit kanë mbajtur tubime përmbyllëse në disa komuna, përfshirë Pejën, Junikun e Ferizajn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPAN - Kronika zgjedhore – dita e tetë by kohanet
Partia Fjala ka vazhduar fushatën e saj në Gjilan, ku edhe bëri prezantimin e kandidatëve për deputet nga ky qytet. Kreu i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se me kandidatë të tillë po synon t’i bëjë nder Gjilanit.
FJALA - Kronika zgjedhore – dita e tetë by kohanet
Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa kanë mbajtur tubim parazgjedhor në Gjilan. Premtuan rritje ekonomike, luftim të korrupsionit e krimit të organizuar dhe mirëqenie për qytetarët. Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Avdullah Hoti, ka premtuar furnizim me barna esenciale për të gjithë pacientët.
LAA - Kronika zgjedhore – dita e tetë by kohanet