Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Krasniqi: Numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme shqetësues

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, ka mbajtur një konferencë lidhur me vlerësimin preliminar për procesin zgjedhor.

Albert Krasniqi, nga KDI tha se zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe nuk janë prekur nga shkelje të rënda dhe të dhunshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë ditës së zgjedhjeve nuk ka pasur incidente serioze, por që janë regjistruar parregullësi gjatë votimit si cenim i fshehtësisë së votimit që është shprehur përmes votimit familjar, votimi jashtë kabinave të votimit. Po ashtu, ai tha se pasaktësia e listës së votuesve vazhdon të mbetet element negativ në të gjitha proceset zgjedhore. Si dhe numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme është shqetësues”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se burimet e financimit dhe transparenca financiare e subjekteve politike vazhdon të mbetet problematike