Zgjedhjet lajme

Krahasim me zgjedhjet 2014: Kush humbi e kush fitoi

Dy koalicionet, PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe LDK-AKR-Alternativa (LAA), kanë humbur shumë vota në krahasim me votat që kishin pasur si parti të ndara në zgjedhjet e vitit 2014.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, ka marrë 236.626 vota në total ose 34.06 për qind të votave, nga 99.16 të votave të numëruara deri tani. Ky koalicion i përbërë nga tri parti parlamentare, PDK-AAK dhe Nisma, në vitin 2014 si parti të ndara kishte pasur 329.654 vota, apo 93028 vota më shumë.

Koalicioni tjetër, LDK-AKR-Alternativa, tani ka marrë gjithsejtë 178653 vota apo 25.72 për qind të votave preliminare të numëruara deri tani. Në krahasim me vitin 2014, LDK dhe AKR si parti të ndara në total kishin 218,764 apo 40111 vota më shumë. Atë kohë, LDK si parti e vetme kishte 184594 vota.

E vetmja parti me rritje është partia Lëvizja Vetëvendosje që tani është partia e dytë në vend. Kjo parti tani ka marrë 187927 vota, apo 27.05 për qind. Tre vjet më parë, kjo parti kishte pasur 99398 vota në total. Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë 88529 vota më shumë.

Më poshtë i gjeni rezultatet e zgjedhjeve 2014 në krahasim me ato të 2017-ës dhe rritjet e rëniet e partive politike/koalicioneve:

2014

PDK, PD, LB, PSHDK, PKK - 222.181 apo 30,38%

LDK - 184.594 apo 25,24%

VV - 99.398 apo 13,59%

AAK - 69.793 apo 9,54%

Nisma - 37.680 apo 5,15%

AKR - 34.170 apo 4,67%

2017

PDK, AAK, Nisma, PD, LB, PSHDK, PKK, ADK, RK, PB, PSD, BKK - 236.626 apo 34,06 %

VV - 187.927 apo 27,05%

LDK, AKR, ALT - 178.653 apo 25,72%

Kush sa humbi e kush sa fitoi:


2014

PDK+AAK+Nisma (të ndara) = 329654 vota.

2017

PDK+AAK+Nisma = 236.626

93028 vota më pak


2014

LDK + AKR = 218,764 vota *

2017

LDK + AKR + Alternativa = 178.653 *

40111 vota më pak


2014

VV = 99,398 vota

2017

VV= 187, 297

88529 vota më shumë


* Ilir Deda (tash pjesë e subjektit politik Alternativa) në Vetëvendosje më 2014 kishte 15,765 vota. Duke e pas parasysh që një votues ka të drejtë që të votojë 5 kandidatë nga një listë zgjedhore, Deda del se i ka marrë VV-së 3153 vota (e dhënë jodomodoshmërisht e saktë)

Image