Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës, në ueb-faqen e saj zyrtare, ka publikuar shifrat e reja të pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje.
Sipas këtyre shifrave, del se deri në orën 15:00, në zgjedhjet e sotme parlamentare kanë marrë pjesë 27,83% e votuesve të regjistruar në listën përfundimtare, apo përkthyer në shifra, 426.108 qytetarë, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë orën 15:30 pritet konferenca e KQZ-së ku do të dalin edhe me informacionet më të reja për parregullsi të mundshme deri në këtë kohë.