Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Heshtja zgjedhore nis nesër në orën 07:00

Partitë politike kryesore e kanë përfunduar sot fushatën zgjedhore me tubime në kryeqytetin e Kosovës.

Vendi hyn zyrtarisht në heshtje zgjedhore 24 orë para hapjes së vendvotimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është e përcaktuar me Ligjin Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, transmeton KTV.

Neni 52 Ndalimi i Përfshirjes në Media

52.1 Asnjë person ose medium nuk transmeton ose publikon çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës gjatë periudhës që fillon njëzetekatër (24) orë para hapjes së vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të vendvotimeve.

52.2 Në Kosovë nuk bëhet asnjë publikim ose transmetim i rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor.