Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, të mërkurën ka shprehur besimin se LDK bashkë me partnerët e koalicionit do të shënojë fitore në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit dhe se Kosova duhet shndërruar në vend për zhvillim.
Gryka e Karadakut, që përfshihet prej Stanqiqit e deri te Zhegra, i ka bërë pritje të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidatët për deputetë falënderuan banorët e Karadakut për mbështetjen e madhe, ndërkaq thanë se ky koalicion do të triumfojë për të mirën e këtij vendi, pasi ky është një moment historik i kthesës së madhe. Ata thanë se do të jenë zë i fuqishëm i Gjilanit në Parlamentin e Kosovës.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se kjo mbështetje është dëshmia më e madhe e fitores së madhe të partisë së Ibrahim Rugovës dhe aleatëve.