Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj premton ambient të pastër në Kosovë

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK- AAK- Nisa, Ramush Haradinaj, në Ditën ndërkombëtare të mjedisit ka thënë se do të punohet për një Kosovë me ambient të pastër, transmeton Koha.net.

Këtë premtim Haradinaj e ka bërë në Facebook:

Do të punojmë për një Kosovë me mjedis të pastër!

Kosova ka interes shumë të madh për investime në industri dhe prodhim por këto investime assesi nuk duhet që të vijnë me kosto eventuale për shëndetin e qytetarëve tanë.

Përderisa do t’i mbështesim investimet, ndërmarrjet prodhuese vendore dhe të jashtme, do të insistojmë e sigurohemi që ato t’u përmbahen normatives dhe standardeve mjedisore për një Kosovë të pastër.

Edhe Haradinaj: Fushë Kosova do ta ketë ligjin që e përcakton si zonë me status të veçantë mjedisor Zgjedhjet lajme Haradinaj: Fushë Kosova do ta ketë ligjin që e përcakton si zonë me status të veçantë mjedisor

Njëkohësisht do të zgjerojmë ofrimin e shërbimeve dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale, që paraqesin rrezik për ambientin dhe mirëqenien qytetare.

Hani i Elezit dhe e gjithë Kosova meritojnë mjedis të pastër.