Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se ndjehet i obliguar që Llapit dhe Kosovës t’i jep zhvillim ekonomik.
“Duke u përkulur përpara sakrificës dhe mundit të çdo qytetari të vendit tonë, ndjehem më i obliguar si asnjëherë më parë që Llapit, Kosovës t’i japim zhvillim ekonomik e punësim. Jemi bërë bashkë e përcaktuar fuqishëm edhe në Llap që Kosovën ta bëjmë një shtet ku s'do të ketë më dallime rajonesh e as diskriminim qytetarësh”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Ai më tutje ka shtuar se, “Llapin e Zahir Pajazitit e kam në zemër. Kosova është një dhe e të gjithë qytetarëve të saj. Po e krijojmë një Kosovë me vlerë të re”.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj në Llap: LDK-ja nuk është pa merita nëse në Kosovë ka korrupsion
-
Kryeministri bën homazhe për Zahir Pajazitin, flet për vizat dhe dialogun
-
Haradinaj: Po nderojmë të rënët për liri
-
Pajaziti: Jam ofertë e mirë për gjilanasit
-
Haradinaj fton simpatizantët e AAK-së në Ferizaj të besojnë në fitoren e kandidatit Xhavit Zariqi