Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj kryen obligimin e tij - voton

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka votuar ne orën 09:00 në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë, raporton Koha Ditore. 

Ai i ka ftuar qytetarët që të votojnë pasi ka thënë se, “vota e tyre ka peshë dhe do të përcaktojë fatin e Kosovës për 4 vitet e ardhshme”.

Fitorja më e madhe sipas tij, do të jetë që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Përkrah tij ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, e cila po ashtu ka votuar.