Daut Haradinaj në një intervistë për KTV-në, e ka quajtur fitore modeste atë të PAN-it në zgjedhjet e parakohshme.
“Në Deçan ka qenë rezultat i mirë, ndoshta për herë të parë pas luftës ka qenë rezultat enorm. Në rezultatet totale është fitore e suksesshme, jo ku me ditë sa mirëpo ia uroj PAN-it një fitore modeste”, ka thënë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë shoh që populli i ka dhënë besim, megjithatë është rezultat i kënaqshëm”, ka shtuar ai.
I pyetur nga KTV-ja se si janë të ndara ulëset e parlamentit për PAN-in, Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë ndarje të ulëseve.
“Ka pasur tendenca që të ndahen ulëset mirëpo nuk do të ketë ndarje. Aleanca do të ketë fitore të mjaftueshme që të mos ndihen keq asnjë parti e koalicionit. Aleanca është fituese, kështu do të konsiderohet. Do të jetë fitore e madhe e koalicionit të madh”, ka thënë Haradinaj.