Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Fushata zgjedhore filloi edhe zyrtarisht

Në mesnatën e 31 majit, ka filluar, edhe zyrtarisht, fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen më 11 qershor, raporton Koha.net.

Fushata zgjat dhjetë ditë dhe ajo do të përfundojë dy ditë para votimeve, më 9 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe pse fushata zyrtarisht filloi në këtë mesnatë, ajo në fakt, me parafushatë, ka filluar që nga dita kur u rrëzua Qeveria Mustafa me mocionin e opozitës e me përkrahje të ish-partnerit qeverisës të LDK-së, PDK më 10 maj.

Që nga ajo ditë filluan paraskenat e prapaskenat e partive politike për krijimin e koalicioneve parazgjedhor.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, sipas KQZ-së, marrin pjesë 26 subjekte : 5 koalicione të mëdha, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare.

Zgjedhjet do të monitorohen nga shumë vëzhgues ndërkombëtarë e vendorë.