Aida Dërguti ka thënë në tubimin zgjedhor të Vetëvendosje në Mitrovicë se nuk do të ketë drejtësi në Kosovë derisa nuk bashkohet Mitrovica.
Ajo ka kujtuar dëbimin e 11,000 shqiptarëve nga Mitrovica në vitin 2000, vrasjet e kryera në atë vit, si dhe vrasjet e Selver Haradinajt dhe Enver Zymberit, me ç’rast tha se pa zbardhjen e këtyre rasteve s’mund të ketë drejtësi, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me ardhjen në pushtet, Vetëvendosje do të themelojë Komisionin Parlamentar për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këto vrasje do të vendosen para drejtësisë”, tha kandidatja për deputete, Aida Dërguti.
“Ju të gjithë e dini, koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë diktaturën e krimit”, ka thënë para mitrovicasve Dërguti, duke shtuar se kjo diktaturë që ata synojnë të instalojnë, do ta fuqizonte krimin, do të vazhdonte marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe do të vazhdonte ta thellonte ndarjen e Mitrovicës.