Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Apostolova: Zgjidhni më të mirët

Shefja e BE-së ne Kosovë, Natalia Apostolova ka vizituar qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Apostolova tha se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën, transmeton kp. Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që kanë të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë.

“Sot është më të vërtetë një ditë shumë e rëndësishme. Unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’i ftoj të gjithë votuesit e Kosovës që të votojnë. Jo vetëm të vijnë e të votojnë, por të mendojnë mirë kujt po ia japin votën. Zgjidhni njerëzit më të mirë që të iu përfaqësojnë dhe t’iu bëhet lidershipi juaj”, tha shefja e BE-së në Kosovë.