Aleanca Kosova e Re ka bërë të ditur se ka evidentuar disa shkelje në disa komuna të Kosovës.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e shtabit të AKR-së, Fitore Ajeti, ka thënë se në fshatin Milloshevë të Obiliqit dhe në Rusinovc të Lipjanit, vëzhguesit e AKR-së nuk janë lejuar që të hyjnë brenda, raporton Koha Ditore.
“Në shkollën ‘Zenel Hajdini’ ka pasur persona të paautorizuar që kanë hyrë brenda dhe kanë tentuar të votojnë pa përfillur procesin zgjedhor. Në shkollën ‘Gjergj Fishta’ në Prishtinë ka pasur fotografim të votës”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në një fshat të Vushtrrisë janë shpërndarë kopje me rekomandime për të votuar PDK-në.
“Në fshati Bajë e Malishevës, Nisma po bën presion votuesve”, ka theksuar ajo.
-
Sherifi: Në disa fshatra të Drenicës është bërë presion të votohet PDK
-
VV në Pejë: Militantët e AAK-së dhe PDK-së bëjnë presione ndaj votuesve dhe komisionerëve tonë
-
Krasniqi i vlerëson të kundërligjshme procedurat e ndjekura në veri për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave
-
Ekipi i Kohës pengohet të marrë pamje brenda një vendvotimi në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë
-
Politikania serbe pretendon se hyri në Kosovë nëpër mal