Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Ahmeti: Është koha që Kosova të qeveriset pa korrupsion

Kryetari i komunës së Prishtinës dhe kandidati për deputet Shpend Ahmeti ka ndezur atmosferën në tubimin e së mërkurës në Gjakovë.

Në fjalën e tij, transmeton kp, Ahmeti tha se ka ardhur koha që Kosova të zgjedh një qeverisje pa korrupsion dhe hajna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Jemi shteti me papunësinë më të madhe. Jemi shteti me korrupsionin më të lartë në Ballkan. Unë më 11 qershor nuk do të votoj, dhe iu ftoj edhe juve të mos votoni për ata që e shkatërruan shtetin e gati ia humbën sovranitetin. Unë me 11 qershor do të votoj, dhe ju ftoj edhe juve të votoni për zhvillim. Unë me 11 qershor do të votoj dhe iu ftoj juve me votu Albin Kurtin kryeministër të Kosovës", tha Ahmeti.

Ai madje pati disa fjalë edhe për bizneset në Kosovë, me ç'rast tha se në bizneset e Kosovës dominojnë kazinotë.

Vetëvendosje po mban një tubim zgjedhor në Gjakovë, ku paraprakisht ka pasur disa fushata në Has, Rahovec e vende tjera