Kur janë numëruar rreth 80 për qind të votave, vazhdon të prijë koalicioni PDK-AAK-Nisma, ndërsa Vetëvendosje ka arritur të dalë edhe zyrtarisht si partia e dytë.
Në uebfaqen zyrtare të KQZ-së, pas 82.57 për qind të votave të numëruara, PAN ka 35.23 për qind të votave, Vetëvendosje ka 25.53 për qind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është në vendin e tretë, me 25.50. Vetëvendosje ka rreth 100 vota më shumë se LAA, aktualisht.
Në këto rrethana, asnjëra nga tri subjektet e mëdha nuk mund ta bëjë si e vetme qeverinë.
KQZ ka njoftuar se rezultati preliminar do të dalë vetëm në uebfaqen e saj zyrtare. Këtë mund ta mësoni duke klikuar KËTU.

Artikuj të ngjashëm
-
Numërohen 93 për qind e votave, vazhdon të prijë PAN-i, VV-ja e dyta
-
Me 10 për qind të votave pa u numëruar: PAN nën 35 %, VV 26% e LDK 25%
-
DnV: Me 65 për qind të votave të numëruara, VV del e dyta
-
Numërohen më shumë se 40 për qind e votave, VV-ja mbi 41%
-
Numërohen gati 80 për qind e vendvotimeve me kusht