Zgjedhjet lajme

Rashiq: Secili që nga shpata jeton, nga ajo edhe do të vdesë

Subjekteve serbe po u pamundësohet zhvillimi i fushatës normale.

Takimet po bëhen të fshehta në mënyrë që siç thotë Nenad Rashiq nga Partia Progresiste Demokratike, të nesërmen mos të ketë ankesa, largime nga puna e kërcënime tjera.

Ai foli për tubimin e fundit ku u shpreh entuziast për atmosferën e krijuar dhe energjinë e përcjellë ndonëse ishte pa prezencën e kamerave.

“Ishte një takim pak shumë stresues për të gjithë njerëzit që mund të vinin, ose që konsideronin se mund të vinin e të mos kishte kurrfarë pasojash institucionale ndaj tyre sepse duke e parë edhe vetë se si nisi gjithçka dhe nëse kthehemi pas disa javësh e kuptojmë që gjithçka kishte filluar në një mënyrë shumë ekstreme, siç thanë edhe kolegët më herët dhe vetvetiu ishte e qartë që këto sanksione, në të cilat e pamundësuan e që është në fakt e vetmja metodologji që po përdoret, respektivisht ideologjia e forcës... Prezantime publike sikurse tribuna ku do të duhej të kishte edhe media asnjëherë s’kemi bërë sepse gazetarët dhe kameramanët zakonisht i kanë shënimet e veta dhe kjo më pas përdoret vetëm për identifikimin e votuesve dhe menjëherë të nesërmen ata njerëz thërrasin për tu ankuar përse ishin në ato xhirime dhe ne deshëm të identifikonim votuesit tanë kështu që mbrëmë megjithatë e bëmë këtë por pa kamera dhe ishin rreth 350-400 njerëz... Në anën tjetër e di që shumë njerëz janë frikësuar por vëreja që nuk kishte shumë fotografime, fare pak njerëz u fotografuan e që nuk është shumë tipike sepse ato fotografi përhapen në rrjete sociale dhe më pas është lehtë që ata të tjerët t’i identifikojnë”, ka thënë Rashiq.

Rashiq theksoi se gjendja është shumë më e rëndë në Anamoravë.

“Njerëzit gjatë gjithë kësaj kohe ishin aq shumë të shfrytëzuar dhe manipuluar nga po këta njerëz të njëjtë që i përmendëm më herët dhe kjo në fakt po vazhdon kështu dhe nuk ka më komunikim normal. Por, ka kërcënime, ngritje të tensioneve, situata është shumë më e ashpër dhe serioze që vetëm ata më të guximshmit mund të vijnë, të fotografohen në këto tubime. Por në anën tjetër është një numër shumë i madh i njerëzve të cilët nëpër aktivistëve tanë dhe bordeve komunale paraqiten dhe thonë se do të jenë votues tanë por nuk guxojnë të ekspozohen. Në këtë e kuptojmë plotësisht edhe pse më herët e konfirmuam se në këtë mënyrë njerëzit edhe frikësohen edhe druajnë jo vetëm për punën e tyre por druajnë edhe për sigurinë e tyre. Madje, shpesh situata shkon aq larg saqë thuhet se nëse dikush e kalon kufirin atëherë do të arrestohen. Nëse dikush do të tentoj të bë çfarëdo tjetër jashtë Kosovës atëherë do të penalizohet. E një situatë e këtillë vërtetë s’ka ekzistuar”, ka thënë Rashiq.

“Shembull kemi një zv.kryeministër, i cili asnjëherë nuk mbajti ndonjë takim me qytetarët. Kemi kryetar të komunave që as nuk pranojnë qytetarë në zyrat e veta. Them se edhe prefekti i New York-ut një herë në vit e ka derën e hapur për qytetarët. Por në Graçanicë kurrë asnjëherë asnjë qytetar nuk është pranuar në asnjë takim, është e pabesueshme. Do të thotë kjo arrogancë, ky superioritet të cilin ata e shfaqin ndaj qytetarëve është krejtësisht i padurueshëm”.

“Secili që nga shpata jeton, nga ajo edhe do të vdesë”, përfundoi Rashiq.