Tashmë që është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, i hapet rruga një tjetër procesi.
Prej sot nis shqyrtimi i të gjitha aplikimeve të dorëzuara dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.
Po ashtu, deri më këtë datë pritet edhe publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur, kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Artikuj të ngjashëm
-
25 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit
-
Partitë politike presin afatin e fundit për certifikim në zgjedhje
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
Asnjë listë kandidatësh e dorëzuar deri tani për zgjedhjet e 7 qershorit