Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, siç mëson KTV-ja, pritet të mblidhet të hënën për të marrë vendim për numërimin e votave të diasporës.
Derisa sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, ato të diasporës pritet të fillojnë pas vendimit të PZAP.
Sot, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do të vazhdohet me rinumërim të 4 vendvotimeve për të cilat KQZ-ja vendosi në mbledhjen e së premtes.
Kujtojmë se janë rreth 4,600 pako me fletëvotime nga mërgata, të cilat erdhën me vonesë me postë në Kosovë, ndonëse kishin kaluar në proces të rregullt të votimit përmes postës.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot pasdite nis numërimi i votave nga diaspora
-
Në mesjavë pritet të nisë numërimin i votave nga mërgata
-
KQZ: Numërimi i votave nga diaspora e atyre me kusht mund të nisë javën e ardhshme
-
Sot nis numërimi i 9610 pakove me fletëvotime nga diaspora
-
Sot pritet të nis numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta