Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, ka thënë se shpallja e pesë kandidatëve për kryeministër, e ka çuar në nivel tjetër garën për zgjedhjet e 6 tetorit.
Në Rubikon të KTV-së ai ka thënë se më në fund qytetarët kanë mundësinë të shohin qartë kandidatët dhe të zgjedhin më të preferuarin që ai të jetë kryeministër.
“I gjithë ky mandat i Parlamentit ka shkuar me garën cila parti është e para. Tani është rasti edhe të shihet se cili subjekt është më i fuqishmi. Por, mbi të gjitha, ka shkuar një hap tutje kjo çështja e kandidimit dhe besoj që këtu ka dhënë kontribut edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në momentin kur ka nxjerrë kandidatin dhe kryetari i partisë ka ofruar zgjidhje duke larguar veten. Me këtë e ka krijuar një moment të ri ku njerëzit e Kosovës për herë të parë kanë mundësinë, mos të shohin partitë, por të shohin kandidatët”, ka thënë Limaj.
“Shpeshherë ka ndodhur që partia i ka fituar zgjedhjet por nuk ka qenë drejtuesi kryeministri i vendit pavarësisht votës që e ka fituar. Tash janë pesë oferta, le ta zgjedhin atë që i besojnë”, ka shtuar ai.
-
Limaj: Qytetarët sot kanë shansin të vlerësojnë punën e kandidatëve
-
Limaj: Kundërshtarët politikë nuk i shohim si armiq, por si mundësi për ide të reja
-
Limaj: Zgjedhjet nuk janë garë për ta shkatërruar kundërshtarin, por për të fituar edhe kundërshtari
-
Limaj në Mitrovicë: Kosovës i duhet një kryeministër reformator që nuk kalkulon në vota partiake
-
Limaj: Kosovës i duhet një kryeministër me përvojë dhe pjekuri politike