Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Kurti: Për shkak të qeverive të korruptuara eksportojmë njerëz në BE

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se toka e bereqetshme dhe tradita bujqësore, kanë bërë që Rugova e Hasit dhe i gjithë rajoni i Anadrinit të quhen hambar i Kosovës.

Sipas tij, bujqit e Kosovës dikur, prodhimet e veta i kanë eksportuar në të gjitha tregjet e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot për shkak të qeverive të korruptuara, eksportojmë njerëzit të vyeshëm për në shtetet e BE-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai në një postim në Facebook u shpreh se pas 6 tetorit, Kosova i kthehet vetes, qytetarëve të saj dhe prodhimeve vendore.

Sipas Kurtit, masat nga programi i tyre për rimëkëmbjen e bujqësisë do t'ia kthejnë rendimentin arës, tregun bujkut dhe bereqetin Kosovës.