Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (Inject) ka lansuar fushatën “N'gom çka po du, n'daç me të votu!”, që është një thirrje për përfaqësim të denjë të interesave të grave në Kuvend.
Në një video të publikuar e ku u bëhet thirrje grave që të votojnë thuhet se këto të fundit votojnë, sepse kanë nevojë të merren parasysh nevojat e tyre.
“Gratë votojnë, sepse dëshirojnë përfaqësim të denjë të interesave të tyre në Kuvend. Gratë votojnë, sepse kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet. Vota është zëri ynë. Duheni të na dëgjoni, nëse dëshironi t'ju votojmë! ose shkurt e shqip: ‘N'gom çka po du, n'daç me të votu!’”, thuhet aty.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Ushtrojeni të drejtën demokratike për të bërë zërin tuaj të dëgjohet
-
Kërkohet përfaqësim më i madh i grave në institucione e në vendimmarrje
-
Demokracia në Veprim kërkon nga partitë politike përfaqësim të barabartë gjinor në listat zgjedhore
-
Konjufca: Kuvendi i Kosovës prej themelimit ka qenë shembull i përfaqësimit gjinor
-
RrGK-ja fillon fushatën “Voto për më shumë gra në zgjedhje lokale”