Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Mitrovicë për fushatë zgjedhore, ku ka thënë se ky qytet, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë.
“Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet”, ka përfunduar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Vota për AAK-në është zgjedhja për një Mitrovicë që bën dritë
-
Haradinaj për taksën 100%: I fuqizuam produktet “Made in Kosova”
-
Haradinaj: Mitrovicës ia kthejmë borxhin me anëtarësim në NATO
-
Haradinaj: Aleanca e gatshme për zgjedhje kurdo që ato të ndodhin
-
Haradinaj: Nuk guxojmë të shndërrohemi në problem të sigurisë ndërkombëtare