Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Haradinaj e quan hajgare për fushatë iniciativën e Veselit – Limaj flet për taksën

Mashtrim elektoral i ka cilësuar deklaratat e kreut të PDK-së Kadri Veseli, për luftim të korrupsionit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në platformën online të KDI-së, paktin kundër korrupsionit të iniciuar nga PDK-ja, Haradinaj e ka quajtur hajgare të Kadri Veselit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi nënshkruar ligje kundër korrupsion, ne duhet t’i zbatojmë ligjet, këto deklarata mashtruese para zgjedhjeve nuk janë në karakterin tim, se po më duket që po ulem fort. Kemi ligje, ligjet duhet t’i zbatojmë....Unë kam nënshkruar ligje kundër korrupsionit. Ligjet janë ato që na obligojnë paktet, janë hajgare të Kadri Veselit për fushatë, nëse duhet të frikësohet ndokush për korrupsion, duhet frikësuar PDK-ja, ata që po qesin pakte, le t’i zbatojnë ligjet”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, në një diskutim tjetër, kësaj radhe të organizuar nga Lëvizja Fol, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se dialogu, politika e jashtme dhe bujqësia janë prioritetet e koalicionit Nisma-AKR-PD.

Limaj ka thënë se çështja e tarifës ndaj mallrave serbe, duhet të negociohet.

Kreu i Nismës ka thënë se zhvillimi ekonomik në vend mund të bëhet duke investuar në bujqësi.