Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve deri mbrëmë në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është vendosur që të rinumërohen.
Kështu bëhet e ditur nga KQZ.
Këto rinumërime janë bërë deri të dielën në mesnatë.
Ndryshe KQZ kishte vendosur që të rinumërojë 314 vendvotime si pasojë e ankesave që janë bërë pas zgjedhjeve të 6 tetorit./ksp