Ilir Deda, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës ka thënë se VV-ja dhe LDK-ja kanë përgjegjësi historike të përbashkët për ndryshim qeverisës, pas publikimit të disa Exit-Polleve që nxjerrin VV-në të parën e LDK-në të dytën.
Sipas tij, me zgjedhjet e sotme, qytetarët hapën kapitull të ri për vendin.
“Qytetarët e Kosovës besuan që erdhi dita, a po i bjen kështu diqysh? BRAVO popullit tonë që në 20 vjetorin e lirisë e hapi një kapitull të ri, më të mirë, duke e mbyllur kapitullin e errët të qeverisjeve të këqija kleptokratike. Populli e tha të vetën. LDK dhe VV - Albini dhe Vjosa kanë pëgjegjësi të përbashkët historike për ndryshim radikal qeverisës, për standard të ri, për zhvillim, për drejtësi. Dinjitetin e votuesve duhet ta bartin me politikë të re, politikë të përgjegjshme. Populli dinjitoz me shtet dinjitoz. Të dua Kosovë!” ka shkruar Deda në Facebook.
-
Korqa: Zgjedhjet e reja më së paku iu konvenojnë LDK-së e Aleancës
-
LVV-ja pranon “ofertën” e Aleancës për presidentin
-
Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin
-
Veliu: Nëse LDK-ja dëshiron ta rikthejë besimin, ndryshimi duhet të fillojë nga maja e saj
-
Arifi: Fitorja e VV-së, minus i madh për lidershipin e PDK-së e LDK-së