Policia e Kosovës ka arrestuar një vëzhgues të Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin Brus të Komunës së Lipjanit.
Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur për shkak se ndaj të dyshuarit kohë më parë ishte ngritur një flet arrest nga Gjykata, ndërkohë që Policia e Lipjanit e kanë identifikuar atë dhe e kanë dërguar në mbajtje, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka konfirmuar edhe Hamëz Kadriu, përfaqësues i KKZ-së në Lipjan i cili nëpërmjet telefonit ka thënë se me vëzhgues merren subjektet politike ndërkaq rasti i fshatit Brus nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.
“E kemi marrë si informacion se vëzhguesi kishte një flet arrest nga gjykata për një dënim prej pesë vjetësh. Është arrestuar nga Policia por nuk ka të bëjë asgjë me procesin zgjedhor. Vëzhguesit monitorohen drejtpërdrejt nga subjektet politike”, ka thënë ai.